Ajo që la pas shpërthimi i rrjetit të gazit në shtëpitë e Bostonit, treguar nëpërmjet fotove

Premte, 14 September 2018 09:11

Të paktën një person ka vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur pas një serie shpërthimesh gazi në qytetet në veri të Bostonit, në Masaçusets, të enjten në mbrëmje.Policia lokale raportoi për “zjarre dhe shpërthime” në dhjetëra prona.

Qindra njerëz janë evakuuar, ndërsa shërbimet e gazit dhe energjisë elektrike u prenë për të parandaluar incidente të mëtejshme. Një shef i zjarrfikësve lokalë e përshkroi këtë si diçka që ngjante me filmin “Armageddon”.
 
“Unë kam qenë zjarrfikës për pothuajse 39 vjet dhe kurrë nuk kam parë gjë të tillë në tërë karrierën time”, tha shefi i shpëtimit të Andover, Michael Mansfield.
 
Zyrtarët thonë se shpërthyen 60-80 zjarre në shtëpi dhe biznese në qytetet Lorens, Andover dhe Andoverin e Veriut, që ndodhen rreth 45 km në veri të Bostonit. Hetuesit dyshojnë se zjarret ishin shkaktuar nga “presioni i lartë i gazit” që i përkiste linjave “Columbia Gas”.
Viktima është 18-vjeçari Leonel Rondon, banues në Lorens. Ai ishte në makinën e tij kur një oxhak i ra në makinë pas shpërthimit në një shtëpi aty pranë.5
 
678910
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...