Të paktën 150 persona janë bllokuar në qytetin Neë Bern të Karolinës së Veriut, për shkak të rritjes së nivelit të ujërave në një kohë kur epiqendra e uraganit “Florence” ka prekur tashmë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara. Ekipe shpëtimi ka ende në zonat e parashikuara të trajektores së tij.
Raportohet se sasia e ujit sa vjen e rritet prej dallgëve të larta…
Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi se lumi Neuse pranë qytetit ka regjistruar më shumë se 3 metra rritje të nivelit të tij, duke shkaktuar përmbytje të zonave përreth. Zyrtarë lokalë kishin paralajmëruar njerëzit “të ngjiteshin në katet më të larta të godinave të banimit”, edhe pse u kanë siguruar atyre se do të shkojnë t’i ndihmojnë për çdo rast…
Nderkohe, Daily Mail sjell video dhe foto nga uragani “Florence” ne Karolinen e Veriut.