Të paktën 4 persona kanë humbur jetë si pasojë e Uraganit Florence, që goditi Bregun Lindor të SHBA. Mes viktima është edhe një nënë me fëmijën e saj, që u goditën nga një pemë, ndërsa babai u dërgua në spital.
Ndërkohë dhjetëra njerëz u shpëtuan nga një hotel, i cili po shembej, pasi rritja e madhe e stuhise po rrëzonte mbi të pemët.
Të premten uragani u dobësua në një stuhi të kategorisë së parë, por metereologët thonë se ai përsëri e ka fuqinë për të dhënë goditje vdekjeprurëse në zonat ku kalon. Shtetet e brigjeve lindore të Amerikës tashmë kanë marrë masat e nevojshme për të përballuar stuhinë.
Syri i Uraganit Florence të premten lëvizi drejt brigjeve, duke sjellë me vete erëra të forta dhe shira në Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut. Shpejtësia e erës arriti në 120 kilometra në orë.
Autoritetet kanë paralajmëruar për evakuumin e 1.7 milion banorëve.