Irani kërcënon BE - Jo nënshtrim ndaj SHBA-së, ose....

Diel, 16 September 2018 13:02

Europianët duhet të mos i nënshtrohen SHBA-së, ka kërkuar ministri i Jashtëm iranian, Mohamed Sarif. Nëse BE do të qëndrojë pasiv, Irani do të fillojë me pasurimin e uraniumit. 

Ministri i Jashtëm iranian, Mohamed Dshavad Sarif ka akuzuar BE se pas daljes së SHBA nga marrëveshja atomike nuk ka reaguar në mënyrë të mjaftueshme. „Europianët dhe nënshkruesit e tjerë duhet të veprojnë për të kompensuar efektet e sanksioneve amerikane", ka thënë Sharif për revistën gjermane, „Der Spiegel". Sarif ka kërcënuar, se Irani do të reagojë, nëse prishen „balancat e marrë - dhënies". Për këtë nuk ka nevojë që Irani të heqë dorë nga marrëveshja atomike, sepse është e mundur „ që ne ta praktikojmë atë në mënyrë të reduktuar". Një nga mundësitë është që Irani të fillojë sërish me pasurimin e uraniumit, tha ai.

Fjalët të pasohen nga veprat

Sarifi kërkoi nga vendet anëtare të BE-së që të sanksionojnë firmat, „të cilat për shkak të sanksioneve të reja amerikane heqin dorë nga biznesi me Iranin". „Europianët duhet të vendosin, nëse janë të gatshëm që fjalët t'i pasojnë edhe me vepra.", Çështja që shtrohet sipas tij, është nëse „Europa i nënshtrohet diktatit amerikan", tha Sarif për Spiegel. Ministri i Jashtëm iranian përjashtoi bisedime direkte të vendit të tij me SHBA. Nuk ka bazë për bisedime, tha ai, vetëm nëse SHBA rikthehen tek marrëveshja atomike, „do të ishte e mundur të mendohej për bisedime.

SHBA në mënyrë të njëanshme hoqën dorë nga marrëveshja atomike në maj të këtij viti, në bazë të së cilës, Irani kufizon zgjerimin e kapaciteteve të tij nukleare në mënyrë të verifikueshme. Në gusht SHBA vendosën sërish sanksione ekonomike kundër Iranit. Në nëntor do të filloj një raund i ri sanksionesh, me të cilën SHBA kërkojnë të pengojnë eksportimin e naftës nga Irani. DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...