Dy persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë mëngjesin e së dielës në Bruksel.
Të shtënat u regjistruan rreth orës 09:39 pranë një lokali në rrugën Croix de Fer.
Njëri nga të plagosurit u qëllua në këmbë ndërsa tjetri u godit nga një xham i thyer. Të dy u dërguan në spital.
Rreth 5 ose 6 persona mendohet se janë përgjegjës për ngjarjen. Ata u larguan me makinë dhe janë ende në kërkim nga policia.
Ndërsa po hetohet për të hetuar shkaqet e ngjarjes.