×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndikimi rus në Ballkan; NATO: Përpjekje për të ndaluar anëtarësimin e Maqedonisë

Hënë, 17 September 2018 12:12

Presionet janë shtuar përpara referendumit të 30 shtatorit mbi marrëveshjen e emrit në Maqedoni, dhe sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, më të qarta, ato mbërrijnë nga Rusia.

“Moska, po tenton të pengojë hyrjen e Maqedonisë në NATO, ashtu siç beri me Malin e Zi ku pamë një përpjekje të dështuar për grusht shteti”, u shpreh kreu i Aleancës më të madhe ushtarake të globit.

Gjatë fjalimit të mbajtur përpara fondacionit Hertixh në Washington, Stoltenberg theksoi se ka shumë shembuj që tregojnë se Rusia përzihet në proceset politike të aleancës dhe të vendeve anëtare.

Një ditë më parë, edhe New York Times shkroi një artikull mbi përgatitjet e maqedonasve për atë që mund të jetë votimi më i rëndësishëm në historinë e vendit. Por Rusia, thuhet aty, po bën përpjekje të mëdha që referendum të mos rezultojë i suksesshëm.

Ne epokën e dezinformimit, thekson gazeta prestigjoze, zyrtarët maqedonas e ata perëndimore thonë se grupe të mbështetura nga rusët, po përpiqen të bëjnë pikërisht këtë: Të mbjellin frikë e të zmbrapsin zgjedhësit nga pjesëmarrja në një votim që mund të vendosë shtetin ballkanik në rrugën e anëtarësimit në NATO.

Dhe perëndimi, po tenton të kundërpërgjigjet. Pjesë e këtij reagimi konsiderohet vizita në Shkup e sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis. kreu i Pentagonit do të përpiqet të përcjellë atje mbështetjen e Uashingtonit. Kryeqytetin maqedonas e kanë vizituar tashmë Stoltenberg vetë, kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe shefja e diplomacisë së jashtme të bllokut europian, Federica Mogherini.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...