×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Erdogan: Turqia do të forcojmë praninë ushtarake në Qipro

Hënë, 17 September 2018 12:35

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka provokuar sërish me deklaratat e tij, duke paralajmëruar se vendi i tij  jo vetëm që nuk do të zvogëlojë trupat ushtarake në Qipro por synon ti rrisë ato.

Sipas "Milliyet", presidenti turk tha ndër të tjera se prania e forcave turke në atë që ai quan pseudo-shtet, është "e rëndësishme".

Ai përsëriti se pala greke qipriote ishte ajo që hodhi poshtë planin e Ananit në vitin 2004, i cili do të rregullonte çështjen e trupave në ishull.

Por Presidenti ka mohuar se Turqia po planifikon të ndërtojë një bazë të përhershme detare në zonën që kontrollon. 

Ai është shprehur se Megalonissos është vetëm disa minuta larg nga bregu turk dhe për këtë arsye nuk ka nevojë për të ndërtuar një seli të përhershme.

Megjithatë Erdogan nuk përjashtoi mundësinë e ndërtimit të një baze në të ardhmen, duke folur për një faktor psikologjik.

Erdogan deklaroi prerazi se Greqia nuk ka afërsi të ngjashme me Qipron. 
Deklaratat janë bërë pas njoftimit nga Berlini për vizitën zyrtare të Presidentit turk në fund të muajit.

Edhe pse marrëdhënia midis Turqisë dhe Gjermanisë është përkeqësuar dukshëm, veçanërisht për shkak të një numri arrestimesh të shtetasve gjermanë në territorin turk, Ankaraja dhe Berlini kanë përshkallëzuar takimet diplomatike kohët e fundit.

Gjatë vizitës së tij, Erdogan do të takohet dy herë me Angela Merkel. Kancelarja do t'i japë atij një darkë zyrtare në ditën e parë, ndërsa dy udhëheqësit do të kenë bisedime të dyta. 

Gjithashtu, deklaratat u bënë disa orë para fillimit të Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të martën. 

Në takimin vjetor, Agjensia e Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Gutierrez shqyrton hapësirat për rihapjen e negociatave të "ngrira" pas përpjekjeve të pafrytshme në Crans-Montana të Zvicrës.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...