Tragjike/ 5 tifozë humbin jetën, plagosen 7 të tjerë

Hënë, 17 September 2018 21:09

Pesë persona u vranë dhe shtatë u plagosën në një rrëmujë pas një ndeshje të Ligës së Kampionëve Afrikane në kryeqytetin Angolan të Luandës të shtunën.

Tragjedia ndodhi në ndeshjen e parë çerekfinale, mes vendasve të Primeiro de Agosto dhe  TP Mazembe të Kongos.  Sipas "Reuters", tifozët nisën të largoheshin nga stadiumi "Estádio 11 de Novembro" por gjetën portat e mbyllura. Kur policia hapi dyert turma doli jashtë, por disa prej tyre u shkelën nga kuajt e policisë duke shkaktuar tragjedinë.

Ministria e Sportit e Angolës shprehu ngushëllimet e saj për familjet e tifozëve të vrarë, duke thënë se i vjen keq për vdekjet tragjike dhe shton se incidenti do të hetohet.

Ministria vuri në dukje se të shtatë personat e dëmtuar nuk kishin pësuar dëmtime serioze dhe kishin dal nga spitali. Tragjedia ndodhi vetëm një vit pas tragjedisë, që u mori jetën 17 personave  dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një rrëmujë në një stadium në Uige, Angolën veriore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...