Erdogan merr dhuratë nga Katari një xhet luksoz 500 milionë dollarësh

Tuesday, 18 September 2018 06:49

Presidenti i Turqisë, Recep Yayyip Erdogan ka marrë si dhuratë nga emiri i Katarit një xhet luksoz me vlerë 500 milionë dollarë.

Dhurata është konfirmuar nga vetë Erdogan, duke hedhur poshtë zërat që dyshonin nëse avioni ishte blerë me paratë e taksapaguesve.
Turqia kishte shprehur interesin për ta blerë avionin kur ishte në shitje, por kur e mori vesh sundimtari i Katarit, ai ia dhuroi Boeing 74708i presidencës turke falas.
Marrëdhënie politike, ekonomike dhe ushtarake mes Turqisë dhe Katarit janë përmirësuar ndjeshëm qëkurse Ankaraja u rreshtua në krah të shtetit të pasur me naftë, në konfliktin me Arabinë Saudite. Muajin e kaluar, gjatë një vizite në Turqi, emiri i Katarit premtoi të investojë 15 miliardë dollarë në vend për të rimëkëmbur ekonominë.
Avioni është prodhuar në vitin 2012 dhe është dizajnuar për 76 pasagjerë dhe 18 anëtarë ekuipazhi. Ai ka suita të dekoruara, dhoma shtetërore, madje edhe një spital, çka e bën sipas disave xhetin privat më të madh dhe më të shtrenjtë në botë.
Lideri i Turqisë është kritikuar shpesh nga opozita për shpenzimet e tij, si pallati presidencial katër herë më i madh se Versaja, si dhe flota e automjeteve luksoze. Por për Erdogan, pallati i përket qeverisë dhe jo atij, ndërsa kostot nuk mund të merren parasysh kur vjen puna tek prestigji i shtetit turk.
Ndërkohë nuk dihet se çfarë do të bëhet me xhetin aktual të Erdogan, një Airbus A-330-200, i cili llogaritej të kishte një kosto prej 321 milionë dollarësh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...