Zbulohet kush do të jetë turisti i parë në Hënë

Tuesday, 18 September 2018 12:20

Kompania SpaceX e Elon Musk ka zbuluar udhëtarin e parë privat që planifikon të fluturojë rreth Hënës.

“Unë zgjedh të shkoj në Hënë”, tha miliarderi japonez Yusaku Maezawa, 42 vjeç. Ai pritet të niset nga Rocket Big Falcon (BFR), një sistem nisjeje që u zbulua nga Musk në vitin 2016.

Misioni, i cili aktualisht është planifikuar për vitin 2023, do të shënojë vizitën e parë në Hënë nga njerëzit që nga Apollo 17 e NASA-s në vitin 1972. Njoftimi është bërë në selinë qendrore të SpaceX në Hawthorne, Kalifornia, të martën.

Kompania tha se fluturimi përfaqësonte “një hap të rëndësishëm për njerëzit e zakonshëm që ëndërrojnë të udhëtojnë në hapësirë”. Më parë në Twitter, Musk kishte lënë të kuptohet se pasagjeri do të ishte nga Japonia.

Vetëm 24 njerëz kanë vizituar Hënën, të gjithë amerikanë. Disa nga misionet e Apollo-s orbituan në Hënë pa u ulur në të. Megjithatë, ky udhëtim do të mbështetet në një raketë që ende nuk është ndërtuar dhe Musk ka thënë: “Nuk është 100% e sigurt nëse do ta realizojmë këtë fluturim”.

Modifikuar më Tuesday, 18 September 2018 13:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...