×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Afganistani arreston 26 militantë të dyshuar të ISIS-it

Tuesday, 18 September 2018 14:45

Agjencia e Inteligjencës në Afganistan ka thënë se autoritetet në këtë shtet kanë arrestuar të paktën 26 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), duke i akuzuar ata për komplot kundër anëtarëve të minioritetit shiitë.

Militantët, duke përfshirë një lider të dyshuar të IS-it, janë ndalur në operacione të ndara në Kabul, ka thënë Shërbimi Kombëtar për Siguri më 18 shtator.

Në deklaratë është thënë se ata kanë planifikuar të sulmojnë shiitët gjatë shënimit të festës fetare të Ashureve.

Një degë e këtij grupi ekstremist ka shtuar sulmet ndaj këtij minoriteti në Afganistan.

Militantët e IS-it kanë pretenduar se janë përgjegjës për dy sulme me bomba më 9 shtator, të cilat kanë lënë të vdekur të paktën 20 persona në lagjet e banuara me shiitë.

Forcat afgane janë përballur me talibanët dhe militantët e IS-it, prej kur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, kanë tërhequr numrin më të madh të trupave nga ky vend më 2014.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...