Trump: SHBA shqyrton rritjen e pranisë amerikane në Poloni

E mërkurë, 19 September 2018 06:54

Presidenti Donald Trump tha të martën se po shqyrton me shumë seriozitet shtimin e pranisë së trupave amerikane në Poloni.

Ai i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë, gjatë takimit me Presidentin e Polonisë Andrzej Duda.

Presidenti Trump tha se Polonia është "e gatshme të japë një kontribut shumë të madh që Shtetet e Bashkuara të kenë një prani në Poloni" dhe shtoi se kjo ishte diçka do të diskutohej.

Dy udhëheqësit mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Përballë rritjes së aktivitetit ushtarak të Rusisë në rajon, Polonia po këmbëngul që 3000 trupat amerikane të stacionuara me rotacion në Poloni të shndërrohen në një prani më të madhe dhe të përhershme. Vendimi i SHBA mund të merret në fillim të vitit të ardhshëm.

Siguria, tregtia dhe energjia ishin çështjet kryesore në bisedimet e së martës në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump përsëriti kritikat për një tubacion të ri të planifikuar të gazit natyror që lidh Gjermaninë me Rusinë. Ai e quajti këtë diçka "qesharake" dhe të keqe për popullin gjerman.

Polonia ka shprehur dëshirën të rrisë vëllimin e kontratave të gazit të lëngshëm me Shtetet e Bashkuara si një mënyrë për të ulur varësinë e saj nga importet e gazit nga Rusia.

Presidenti Duda i njohu meritën zotit Trump se e bëri Varshavën ndalesën e parë në turneun e tij inaugurues si President vitin e kaluar. Ai tha se fjalimi i udhëheqësit amerikan në Poloni ishte një "moment shumë i rëndësishëm" për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Facebook Forum

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...