Trump akuzon Kinën se po ndikon në zgjedhje duke sulmuar bujqit dhe punëtorët amerikanë

E mërkurë, 19 September 2018 09:00

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar të martën Kinën për tentim të ndikimit në zgjedhjet për Kongres, që mbahen në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara.

Ky supozim ka shtuar një element tjetër shpërthyes në konfiktin mes dy shteteve, pasi Trump ka njoftuar të hënën vonë për vënie të tarifave prej 10 përqind në mallrat kineze në vlerë të 200 miliardë dollarëve duke nisur nga java e ardhshme.

Përveç tyre, Trump ka kërcënuar me tarifa shtesë nëse Kina vendos të hakmerret.

Pekini në anën tjetër ka njoftuar të martën se do të vendosë tarifa në mallrat amerikane në vlerë të 60 miliardë dollarëve.

Në një seri postimesh sulmuese nga ana e Trumpit, republikanët e të cilit rrezikojnë të humbin kontrollin në të dyja dhomat e Konrgesit, ka akuzuar Kinën për zgjerim të fushës së hakmarrjes, duke përmendur zgjedhjet.

“Kina ka treguar hapur se është duke tentuar të ndikojë dhe ndryshojë zgjedhjet, duke sulmuar bujqitë tanë dhe punëtorët industrialë për shkak të besnikërisë të tyre ndaj meje”, ka thënë Trump.

“Kina ka qenë në përparësi ndaj Shteteve të Bashkuara në aspektin e tregtisë për shumë vjet”. Ata po ashtu e dijnë se unë jam ai që di si t'i ndalojë”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Mirëpo Trump nuk e ka bërë të ditur se cilave deklarata të hapura të Kinës u është referuar./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...