SHBA, akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj

E mërkurë, 19 September 2018 17:54

Organizatat që kryejnë lobizëm për të huajt, po i bëjnë gjithnjë e më shumë të ditura aktivitetet e tyre, ndërsa Departamenti amerikan i Drejtësisë po forcon zbatimin e një ligji pak të njohur, sikurse është Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA).

Ligji kërkon që profesionistët e marrëdhënieve me publikun, firmat ligjore dhe të tjerë të cilët punojnë në emër të qeverive të huaja në Shtetet e Bashkuara, të regjistrohen pranë Departamentit të Drejtësisë. Shumë lobistë e kanë injoruar këtë kërkesë të ligjit, si pasojë e zbatimit dhe mbikqyrjes së dobët të tij.

Pajtimi vullnetar me ligjin u bë i dukshëm në vitin 2016, kur dolën në dritë përpjekjet lobuese të ish-kryetarit të fushatës presidenciale të zotit Trump, Paul Manafort, për politikanët ukrainas.

Regjistrimet e lobistëve u shtuan më tej pasi ndaj zotit Paul Manafort-i dhe ish-partnerit të tij të biznesit Rick Gates, u ngritën padi, tetorin e kaluar, për një numër akuzash, përfshirë shkeljen e këtij ligji.

Të dhënat e Departamentit të Drejtësisë tregojnë një rritje të numrit të atyre që janë regjistruar që nga fundi i vitit 2016.

Modifikuar më E mërkurë, 19 September 2018 17:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...