Prodhimi i kokainës në Kolumbi arrin në nivele rekord

E Enjte, 20 September 2018 08:47

Prodhimi i kokainës në Kolumbi arriti nivele rekord në vitin 2017, sipas statistikave të reja.

Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) thotë se prodhimi u rrit rreth 31% nga viti në vit në rreth 1.400 ton kanabis të kultivuar në 171.000 hektarë.

Agjencia paralajmëroi se prodhimi i lëndës narkotike mund të dëmtojë përpjekjet e fundit të vendosjes të paqes. Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës, pjesa më e madhe e së cilës përfundon në SHBA, që është konsumatori më i madh në botë.

Gloria Maria Borrero Restrepo, ministrja e drejtësisë e Kolumbisë, i quajti të dhënat "me të vërtetë shumë shqetësuese".

Sa prodhohet?

Sipas raportit të UNODC, sipërfaqja e prodhimit të kokainës në Kolumbi vitin e kaluar ishte niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke u rritur me 25.000 hektarë nga 2016.

Sipërfaqja e përgjithshme e tokës e kultivuar me lëndën narkotike ishte rreth 17% më e lartë në 2017 se 2016.

Në raport u tha se prodhimi i mundshëm i kokainës kishte një vlerë prej 2.7 miliardë dollarë në tregun lokal.

OKB tha se rajoni në kufi me oqeanin Paqësor në Kolumbi është kultivuar më intensivisht.

Shteti i Narinos në kufi me Ekuadorin ka më shumë tokë bujqësore të dedikuar për kokainë sesa gjithë Peruja, e cila është një prodhues tjetër i madh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...