SHBA gati për të rifilluar negociatat me Korenë e Veriut

E Enjte, 20 September 2018 09:50

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është shprehur se është gati të rifillojë negociatat me Penianin, me qëllim denuklearizimin e Koresë së Veriut deri në vitin 2021.

Diskutimet midis të dy palëve kishin ngecur pas një marrëveshjeje të bërë më parë këtë vit.

Por pas takimit të nivelit ndër-korean të kësaj jave, Kim Jong-un ra dakord të mbyllte një vend të madh të lëshimit të raketave.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, dha gjithashtu një fjalim historik përpara dhjetëra mijëra koreanëve të veriut.

Kim pranoi që të denuklearizojë gadishullin Korean pas samitit me homologun e tij të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Pompeo tha se kjo ishte baza krijimit të marrëdhënieve të rëndësishme me SHBA, e cila ishte e gatshme të angazhohej menjëherë në negociata.

Në një deklaratë, Pompeo tha se kishte ftuar Ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut, Ri Yong-ho që të takohej me të në Neë York  javën e ardhshme.

"Kjo do të shënojë fillimin e negociatave për të transformuar marrëdhëniet SHBA-DPRK [Korenë e Veriut] përmes procesit të denuklearizimit të Koresë së Veriut, që do të përfundojë deri në janar 2021, ku kryetari Kim do ndërtojë një regjim të qëndrueshëm dhe paqe në Gadishullin Korean,"-tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...