Policia franceze, konfiskon 20 tonë “Kulla Eiffel”

E Enjte, 20 September 2018 22:02

Policia franceze ka konfiskuar 20 tonë kulla Eiffel në miniaturë në një operacion kundër tregtisë së paligjshme të suvenirëve në Paris.

Nëntë persona, mes të cilëve shitës dhe ndërmjetës, janë marrë në pyetje dhe mund të përballen me procese gjyqësore pas një hetimi mbi tregun e zi në kryeqytetin francez. Nën kullën Eiffel apo në parqet afër muzeve si Luvri, dhjetëra persona rregullisht u shesin kulla Eiffel në miniaturë turistëve. Suveniret, nga varëse çelësash e deri tek dekorime të ndryshme, mund të shiten nga 1 deri në pesë apo 10 euro për modelet më të mëdha. Por, ata që shesin kullat Eiffel në miniaturë, janë shpesh emigrantë që përpiqen ti shpëtojnë kontrolleve të policisë.

Imazhet e njerëzve të tmerruar që me shpejtësi mbledhin gjithçka kanë dhe largohen duke i bërë turistët të habiten, janë të zakonshme përreth atraksioneve më të mëdha të Parisit.

Këtë javë, një hetim në të cilin përfshiheshin edhe autoritetet franceze të emigracionit, çoi në kontrolle në disa magazina që importonin kullat Eiffel dhe furnizonin një rrjet shitësish në Paris. Më shumë se 1 mijë kuti, me mbi 20 tonë kulla në miniaturë janë konfiskuar dhe malli kap vlerën e 800 mijë eurove. TCH

Modifikuar më E Enjte, 20 September 2018 22:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...