×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Treni me 160km/orë do të lidh Jeruzalemin me Tel Aviv për 20 minuta

Premte, 21 September 2018 19:13

Një hap shumë i rëndësishëm është bërë në Izrael në lidhje me transportin hekurudhor. Bëhet fjalë për një tren me shpejtësi të madhe që nga Jeruzalemi mbërrin në aeroportin e Ben Gurion të Tel Aviv në 20 minuta, gjysma e kohës që bëhej më parë për ta arritur qytetin me makinë.

Një inovacion në krahasim me trenin e vjetër, të cilit i duhej më shumë se 2 orë për të arritur në këtë destinacion. Treni i ri pritet të inaugurohet në mars, por puna për përgatitjen e linjës, duket se është më e ngadaltë seç është parashikuar dhe mund të ketë vonesa.

Projekti ka nisur shumë vite më parë dhe është planifikuar për herë të parë në fillim të viteve 90-të, por rihapja e këtij projekti i takon vitit 2008. Linja e re përbëhet nga 40 kilometra tunel dhe tetë ura, por Shteti Izraelit ka si objektiv edhe një stacion në Murin Perëndimor, që ndodhet në zemër të konfliktit izraelito-palestinez.

Kryeministri Benjamin Netahyahu, që ka testuar trenin e ri ka theksuar se bëhet fjalë për një ‘ditë historike’ dhe fillimin e një ‘ere të re’. Ndërsa ministri i transporteve Yisrael Katz ka nënvizuar që është një ditë feste për Jeruzalemin. Më në fund qyteti fillon të jetë realisht i lidhur me të gjithë vendin. Për momentin treni nuk mund të arrije ende në qendër të Tel Avivit, por na duhet të presim fillimin e 2019.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...