Kapiteni i anijes së mbingarkuar me njerëz që u përmbyt në liqenin Viktoria është arrestuar ndërsa Tanzania mban zi për më shumë se 200 njerëz të vdekur në fatkeqësinë më të fundit detare në kombin e Afrikës Lindore.
Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, tha se kapiteni ishte në paraburgim dhe se urdhëroi arrestimin e të gjithë operatorëve të tjerë të anijes, që u përmbyt të enjten.
Magufuli tha se kapiteni u largua nga drejtimi i anijes duke ia lënë në drejtim një personi të patrajnuar për punën.
Numri i të vdekurve u shkoi në 209 të shtunën, tha zëdhënësi i qeverisë Hassan Abbas për CNN, por pritet të që numri i viktimave të rritet ndërsa trupat e tjerë nxirren nga uji.
Raportet fillestare treguan se mbingarkesa e anijes kontribuoi në katastrofën vdekjeprurëse, por një hetim do të përcaktojë shkakun e saktë të ngjarjes, tha kreu i Tanzanisë.
Është e paqartë se sa pasagjerë ishin në bordin e anijes. Ka raporte që ajo kishte një kapacitet prej 100 personash, dhe në vend të kësaj kishte 400 vetë.