Të paktën 155 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe aksidenteve të tjera të shkaktuara nga tajfuni “Mangkhut” dhe shirat monsune në Filipine, bënë të ditur sot burime zyrtare.
Sipas policisë dhe zyrtarëve lokalë të emergjencave, më shumë se 70 persona të tjerë konsiderohen ende të zhdukur.
Të paktën 45 prej të vdekurve ishin nga fshati Tinaan pranë qytetit Naga në provincën Cebu, 573 kilometra në jug të Manilës, ku 60 shtëpi u fundosën tre ditë më parë nga rrëshqitja e tokës.