Një 15-vjeçare ka humbur jetë gjatë fluturimit pasi konsumoi një sanduiç. Ngjarja ka ndodhur në avionin e “British Airways” në Nice të Francës. 15-vjeçarja Natasha Ednan Laperouse ishte në fluturim bashkë me prindërit, kur u rrëzua përpara tyre. Dyshohet se vajza ka qenë alergjike ndaj susamit, shkruajnë mediat e huaja.
Policia ka nisur një hetim për këtë ngjarje dhe pritet të përcaktohet nëse ushqimi i shërbyer në avion ishte etiketuar siç duhet. Autoritetet do hetojnë gjithashtu nëse stafi i “British Airways” i dha ndihmën e parë.
Prindërit e 15-vjeçares janë shkatërruar nga humbja e vajzës së tyre. “Si adoleshente që ishte, Natasha ka qenë shumë e hapur me ne, na tregonte për ndonjë problem që mund të kishte dhe kërkonte këshilla. Si një familje prej 4 anëtarësh, kishim marrëdhënie shumë të ngushtë”, thanë ata.