Presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble angazhohet për intensifikimin e përpjekjeve për integrimin e të huajve. Dëbimet janë më të rënda ndërsa kërkesat për dëbimin e refugjatëve të pabaza.
"Ne duhet të jemi të qartë, sepse është shumë vështirë të realizohen dëbimet në raste të caktuara", deklaroi Ëolfgang Schäuble, në një intervistë me gazetën "Ëelt am Sonntag". "Ndaj nuk duhet të shpresojmë shumë se mund ta kthejmë një numër të madh të njerëzve nga Gjermania në vendet e tjera. Më parë do të duhej të organizohemi për integrimin e tyre në shoqërinë tonë."
Politika e refugjatëve është shndërruar kaherë në një prej problemeve më të mëdha të koalicionit në pushtet, por edhe brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Komisioneri gjerman në BE Günther Oettinger (CDU) ka kërkuar nga qeveria gjermane që të tejkalojnë problemet dhe grindjet dhe që të gjitha fuqitë t'i orientojë drejt gjetjes së zgjidhjes së problemeve në Evropë.
"Gjithnjë e më vështirë mund të gjejmë shpjegime për partnerët tanë në Bruksel, për ato që po ndodhin në Berlin, për konfliktet në koalicionin e madh dhe domethënien e tyre", tha Oettinger, pas mosmarrëveshjeve të shuma në qeveri, për shkak të shkarkimit të shefit të Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese Hans-Georg Maaßen nga ky post dhe emërimit të tij në një post më të lartë, si sekretar shteti në Ministrinë e Brendshme.
Schäuble: nuk ka dallime
Ish-shefi i shërbimit sekret, Hans-Georg Maaßen, u vu në shënjestër të kritikave për shkak të vlerësimeve të tija të demonstratave djathtiste dhe ekstremiste në Chemnitz. Schäuble paralajmëroi se nga protestat në Chemnitz dhe në Köthen (Sachsen-Anhalt), nuk duhet të krijohet një problem "mes lindjes dhe perëndimit të vendit. "Një pjesë e madhe e mendimeve të këtilla vijnë nga pjesa perëndimore e vendit", tha ai.
Ai rikujtoi se edhe në Kandel, në një qytet të landit Rheinland-Plfalz, organizohen prej dhjetorit të vitit të kaluar protesta të djathtistëve, pas vrasjes së një vajze nga ish-i dashuri i saj me origjinë nga Afganistani. "Banorët e Kandelit po përballen me protesta të rregullta, të cilat organizohen nga djathtistët atje - shpesh edhe kundër vullnetit të banorëve. Ndaj unë nuk shoh kurrfarë dallimi mes Kandelit dhe Köthenit", theksoi Schäuble. bc/cvo/ml (dpa, rtr, ëelt.de)