Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

Hënë, 24 September 2018 13:35

U lirua nga burgu, por lirinë nuk mundi ta gëzonte më shumë se disa minuta. Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, u burgos menjëherë pasi u lirua nga burgu ku kreu një dënim 30 ditësh për një protestë të paautorizuar.

“Aleksei Navalny u arrestua jashtë qendrës së burgimit”, tha zëdhënësja e tij duke shtuar se politikani ishte dërguar në stacionin qendror të policisë së Moskës. Sipas avokates, Navalny akuzohet se ka shkelur një ligj tjetër për protesta dhe përballet me një dënim tjetër prej 20 ditësh burg.

Navalni u burgos për një muaj pas një proteste që ai organizoi më 28 janar, në shkelje të ligjeve strikte të Rusisë që ndalojnë mbajtjen e eventeve publike pa autorizimin e organeve lokale. Ai akuzoi autoritetet se e kishin burgosur për ta ndaluar zhvillimin e një proteste tjetër kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension.

Ishin me mijëra rusët nga i gjithë vendi që dolën në protestë dhe policia arrestoi rreth 150 vetë. Navalny ka kritikuar reformën e pensioneve që ka nxitur një valë të rrallë zemërimi publik në rusi dhe ka bërë që të bjerë mbështetja për presidentin Vladimir Putin në sondazhe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...