Operacion i madh në ShBA/ Arrestohen 105 veta, mes tyre edhe shqiptarë

Premte, 28 September 2018 17:59

105 persona kanë përfunduar në pranga në vazhdën e një operacioni 10 ditor të ndërmarrë nga zyra amerikane e emigracionit me qëllimin shenjëstrimin e të huajve që rezultojnë të kenë problem me ligjin.

Pjesa dërrmuese e personave të ndaluar nga oficerët e deportimit rezultonin me histori kriminale ku përfshihej dhuna në familje, grabitja, sulmi, drejtimi i pakujdesshëm i makinës, drejtimi i mjetit nën influencën e lëndëve narkotike, sjellja kriminale seksuale e gradës së dytë, hyrja e paligjshme në Shtetet e Bashkuara etj.

Të arrestuarit, 96 meshkuj dhe 9 femra, janë shtetas nga 21 vende të ndryshme , mes të cilave Shqipëria, Kina, Kosta Rika, Republika Çeke, El Salvadori, Guatemala, Maqedonia apo Meksika. Të ndaluarit  që nuk po gjykohen në nivel federal, thuhet në njoftim, do t`i nënshtrohen proceseve administrative për largimin nga Shtetet e Bashkuara.

Administrata  e Donald Trumpit ka ndërmarrë një qasje shumë më të ashpër ndaj emigranteve e sidomos atyre që paraqesin probleme. Një vit më parë, agjencia e emigracionit deklaronte prangosjen e mbi 41,000 personave që dihej apo dyshohej se kishin hyrë në vend ilegalisht, dhe gati 75% e tyre sipas saj, ishin kriminele të dënuar.

Çështja është se edhe numri i të arrestuarve pa precedentë penale e pa shkelje u rrit gjatë të njëjtës periudhe, duke shkuar në 10.800 gjatë 2017-tës, nga 4.200 që ishte në vitin 2016./tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...