May: Unë besoj te Brexit-i

Diel, 30 September 2018 17:18

Theresa May ka hedhur poshtë pretendimet se ajo nuk beson te Brexit-i dhe këmbënguli se ajo do ta bënte një sukses të saj Brexit-in, pavarësisht rezultatit të bisedimeve.

Ajo u shpreh për BBC se plani i saj për tregtinë me Bashkimin Europian pas Brexit nuk kishte vdekur, edhe pse është refuzuar nga krerët e BE-së.

“Unë besoj te Brexit. Ç’është më e rëndësishmja, besoj te Brexit që të respektojë votën duke mbrojtur gjithashtu bashkimin tonë, duke mbrojtur vendet e punës dhe duke siguruar sukses të Brexit për të ardhmen. Kjo është arsyeja pse unë jam ambicioze për këtë vend. Kjo është arsyeja pse unë dua që ne të marrim një marrëveshje me të vërtetë të mirë të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, gjë që është në qendër të planit”, deklaroi May.

Por ajo gjithashtu tha se ishte e përgatitur për një skenar ku nuk ka marrëveshje me BE-në, duke thënë: “Ne do ta bëjmë një sukses Brexit-in, pavarësisht nga rezultati i negociatave”.

Partia Laburiste ka thënë se do ta mbështesë znj. May në Parlament nëse ajo pajtohet me planin e tyre për një bashkim doganor me BE dhe një marrëveshje Brexit që garanton të drejtat e punëtorëve dhe mbron vendet e punës.

Zonja May tha: “Mesazhi im ndaj Partisë Laburiste është se ata duhet të ndalojnë të luajnë politikën me Brexit dhe të fillojnë të veprojnë në interes kombëtar. Mesazhi im për partinë time është që të bashkohemi dhe të marrim marrëveshjen më të mirë për Britaninë”.

Udhëheqësit e BE kanë hedhur poshtë planin e Theresa May sepse ata besojnë se kjo do të dëmtonte tregun e vetëm, duke lejuar Mbretërinë e Bashkuar të merrte “copat” e ligjit të BE-së që i pëlqen dhe të hedhë pjesën tjetër.

Zonja May tha: “Ne mendojmë se po bëjmë një propozim që do të ruajë integritetin e tregut të vetëm”.

Ajo shtoi se donte një përgjigje më të detajuar nga BE për kundërshtimet e tyre.

Modifikuar më Diel, 30 September 2018 18:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...