Facebooku, pistë për bamirësi

Hënë, 01 October 2018 12:55

Facebook-u ka shërbyer që në fillimet e tij si një mënyrë e lehtë për të përcjellë urime për ditëlindje. Por, që kur Facebooku ofroi një shërbim të ri vitin e kaluar, shumë përdorues po i shndërrojnë urimet e ditëlindjes në donacione për të ndihmuar kauzat e tyre të preferuara.

Përmes këtij shërbimi deri tani përdoruesit e Facebookut kanë dhuruar 300 milionë dollarë për shoqata të ndryshme bamirëse. Korrespondentja Michelle Quinn sjell hollësi: Stan Jensen është aktiv në punë vullnetare. Ai punon me kafshë të lënduara në Qendrën e Gjitarëve të Detit në Kaliforninë e Veriut. Kjo punë është aq e rëndësishme për Stanin, saqë kur do të mbushte 65-vjeç, ai ftoi 1400 miqtë e tij në Facebook që të dhuronin për qendrën për rehabilitimin e kafshëve.

“Dua që me rastin e ditëlindjes të bëj diçka të vlefshme, jo thjesht të marr urime. Caktova si synim të grumbulloja pesëqind dollarë. Për dy ditë u përmbush synimi, në total arrita të grumbulloj dy mijë e treqind dollarë. Suksesi i kapërceu të gjitha parashikimet e mia,” thotë Stan.

Stan Jensen shfrytëzoi për fushatën e tij të bamirësisë një opsion të ri të Facebookut që u jep mundësi përdoruesve të ftojnë miqtë që të mbështesin një kauzë specifike me rastin e ditëlindjes. Jensen i përgëzoi mbështetësit e fushatës duke u shpjeguar çfarë kishin realizuar:

“U thashë se fondet që kishin dhuruar u përdorën për të blerë një ton peshk dhe se falë bamirësisë së tyre, kafshët e qendrës do të hanin për disa ditë radhazi”.

Facebooku ka tërhequr vëmendje vitet e fundit për rolin që kanë luajtur shërbimet e tij për të përhapur urrejtje apo për të ndikuar në proceset zgjedhore. Por opsioni i donacioneve për ditëlindje dëshmon ndikimin e medias sociale në të mirë të shoqërisë, thotë zëdhënësja e kompanisë, Roya Winner: “Gjëja më fantastike është se për një vit që nga momenti kur u krijua ky opsion për donacione për ditëlindje, mbi 300 milionë dollarë janë grumbulluar për qëllime bamirësie”.

Këto donacione po japin rezultat real: “Kemi marrë reagime nga shoqata bamirëse se ky opsion ka ndryshuar mënyrën si grumbullojnë fonde. Më parë shoqatave u duhej të organizonin mbrëmje madhështore gala ose aktivitete me kosto të lartë si fushata promovimi ose informacione përmes postës,” thotë zëdhënësja e kompanisë.

Behnoush Babzani mbushi 35 vjeç këtë vit. Me rastin e ditëlindjes ajo ftoi miqtë e saj të dhurojnë fonde për transplantet e palcës kurrizore, një kauzë që e ka shumë për zemër, pasi ajo vetë përfitoi nga transplantimi i palcës kurrizore:

“Nuk më prodhonte më trupi qeliza të palcës kurrizore. Mbahesha plotësisht e izoluar pasi sistemi im imunitar ishte i paaftë të më mbronte nga infeksionet”.

Ajo krijoi një fushatë donacionesh në Facebook me synimit që të grumbullonte së paku treqind e pesëdhjetë dollarë. Fushata e saj grumbulloi më shumë se një mijë e shtatëqind dollarë. Ajo thotë për Zërin e Amerikës se nuk ka si të bëhet një dhuratë më e mirë për ditëlindje. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...