Mali i Zi përkujton krimet që ia kishte bërë Serbia para një shekulli, thotë: Kurrë më 1918

Hënë, 01 October 2018 15:37

Në të gjitha qytetet e mëdha ë Malit të Zi sot kanë gdhirë pllakatet me mbishkrimin “Kurrë më 1918", transmeton Koha.net.

Pllakatet kanë janë vënë nëpër Podgoricë, Plevle, Kotor, Herceg Novi, Cetinë, Bijello Pole dhe në qytete të tjera.

Krahas sloganit për “Drejtësi, nder e liri Malit të Zi”, ilustrimet në pllakat i përcjell edhe ky tekst:

"Në hakmarrjen e pamëshirshme e reprezaljet ndaj popullit të Malit të Zi bërë nga ana e Serbisë, nga ushtria e saj, xhandarmërisë dhe tradhtarëve të vendit në shërbim të Serbisë, për shkak të rezistencës aktive dhe aneksimit të atdheut të tyre, njërit nga shtetet më të vjetra ballkanike, ndërmjet dhjetorit 1918 dhe gushtit 1929, në vorbullën e ferrit e të vdekjes, janë zhdukur disa mijëra njerëz."

Shtohet se janë vrarë mbi 3.2 mijë njerëz, nga të cilët shumica mizorisht, janë plaçkitur e djegur mbi 5.8 mijë shtëpi malazeze dhe objekte të tjera, përcjell b92.

Në pllakat theksohet se nëpër arrestime, tortura e burgosje, kanë kaluar mbi 4.7 mijë burra, gra e fëmijë.

"Janë dëbuar ose janë detyruara për azil më shumë se 3 mijë familje malazeze. Pothuaj nëpër çdo vendbanim ku kanë kaluar njësitë ndëshkuese serbe, janë bërë përdhunime të vajzave e grave për ç’ shkak më vonë shumë sosh kanë bërë vetëvrasje me ngufatje ose me varje. I gjithë Mali i Zi ka kaluar nëpër një turpërim të paparë në tërë historinë e vet”, shkruan nëpër këto pllakate. Koha.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...