×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Në Maqedoni u votua me 91,46 për qind “Pro”

Hënë, 01 October 2018 15:48

Në referendumin e djeshëm në Maqedoni kanë votuar 666.743 qytetarë, apo 36,91 për qind e gjithsej 1.806.336 votues të regjistruar në Listën zgjedhore, kumtoi sot KSHZ-ja pas 100 për qind të vendvotimeve të përpunuara.

Në pyetjen e referendumit “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?, “pro” kanë votuar 91,46 për qind, apo 609.813 qytetarë, ndërsa “kundër” janë prononcuar 5,65 për qind apo 37.700. Jovalide janë 19.221 fletëvotime apo 2,89 për qind.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski tha se konform rezultateve të konfirmuara, vendimi nuk është miratuar sepse nuk kanë votuar gjysma e qytetarëve të regjistruar në Listën zgjedhore.

Raporti i KSHZ-së do të publikohet në Gazetën zyrtare në afat prej 15 ditëve, ndërsa do të parashtrohet në Kuvend dhe do të publikohet në ueb faqen e Komisionit.

Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me informacionet për gjoja mbushje të kutive të votimit në Komunën Saraj theksoi se nëse nga raportimet që do t’i marrë nga komisionet komunale zgjedhore konkludohet se ka dëshmi për ngjarje të këtilla në disa vendvotime, KSHZ-ja në pajtim me kompetencat do të ngritë procedurë, siç tha, fillimisht për anëtarët e organeve zgjedhore, ndërsa procedura do të varet nga lloji i lëndimeve eventuale.

Fakti që në listën zgjedhore nuk ka qenë Talat Xhaferi, sipas Derkovskit i ka të bëjë me atë që ai i ka ndërruar dokumentet personale dhe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën që të kryejë verifikim në listë dhe të reagojë me kohë.

Modifikuar më Hënë, 01 October 2018 16:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...