×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Palestina, në dyert e ICJ-së për Ambasadën e SHBA në Jeruzalem

Hënë, 01 October 2018 17:01

Palestinezët pretendojnë ngritjen e një padie në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) kundër zhvendosjes së Ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem.

Nisjen e procesit e konfirmoi edhe vet organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara, por pa saktësuar një datë për seancën dëgjimore.

Ajo çfarë kërkojnë palestinezët është që gjykata ta udhëzojë Amerikën të largojë përfaqësinë e saj diplomatike nga Jeruzalemi. Akuza e tyre mbështetet në Konventën e Vjenës së vitit 1961, e cila rregullon marrëdhëniet diplomatike mes shteteve dhe thekson qartë se, ambasada duhet të jetë në territorin e vendit pritës.

Për shkak të statusit të veçantë të Jeruzalemit, sipas Autoritetit Palestinez “zhvendosja e Ambasadës së SHBA në Izrael drejt Jeruzalemit është një shkelje e kësaj konvente”.

Procedura tani mund të zgjasë me vite. Që prej zhvendosjes së misionit diplomatik amerikan, palestinezët – kujton “Deutsche Welle”, – e kanë bojkotuar qeverinë amerikane, për të cilën thonë se e ka humbur rolin e ndërmjetësuesit neutral në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Qëndrimit të tyre sfidues, Donald Trumpi iu përgjigj me shkurtimin e miliona dollarëve ndihma humanitare për UNRWA-në, organizatën humanitare të OKB-së për palestinezët. Shefi i Shtëpisë së Bardhë mendon se kjo mund të jetë një mënyrë për t’i kthyer palestinezët në tryezën e bisedimeve me Izraelin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...