1 vit nga Referendumi, në Barcelonë serish përplasje me policinë

Tuesday, 02 October 2018 10:49

Përvjetori i parë i referendumit të shumë-kontestuar mbi shkëputjen e Katalonjës nga Spanja u shënjua nga përplasje të dhunshme me policinë. Vetëm në Barcelonë, dolën në marshime mbi 180.000 vetë; protesta pati edhe në qytete të tjera të rajonit.

 

Duke vërvitur shkopinjtë e gomës, policët u lëshuan mbi turmën e njerëzve të mbledhur përpara parlamentit rajonal katalanas.

Qindra aktivistë pushtuan për disa orë shinat e trenave të shpejtësisë së lartë; disa rrugë dhe një autostradë u bllokuan gjithashtu.

Votimin që trazoi Spanjën e përtej saj, Katalonja e mbajti 1 tetorin e vitit 2017; Pavarësinë, qeveria e saj separatist e shpalli në 27 tetor. Por Gjykata Kushtetuese spanjolle doli me vendimin se referendumi ishte i paligjshëm çka i lejoi Madridit të vendoste sundimin e tij të drejtpërdrejtë.

Skena të shëmtuara pati asokohe nëpër rrugë kur policia spanjolle u përpoq t’i ndalonte njerëzit të dilnin në votime, e ku nuk munguan episode e dhunës. Një sondazh opinion i realizuar në korrik, tregoi se 46.7% e katalanasve ishin në favor të Pavarësisë ndërsa 44.9% qenë kundër.

Gjykata e Lartë e Spanjës ka tërhequr urdhër-arrestet e saj kundër ish-presidentit Carles Puigdemontit dhe pesë ndihmësve të tij që vazhdojnë të mbeten jashtë vendit, por akuzat kundër tyre janë akoma në fuqi, duke nënkuptuar se përballen me rrezikun e prangosjes nëse kthehen në Spanjë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...