Reagon ashpër Britania, Hunt: Jemi shumë të irrituar me BE për negociatat e Brexit

Tuesday, 02 October 2018 16:55

Sekretari i Jashtëm në Britani, Jeremy Hunt, kritikoi Bashkimin Europian për Brexit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është irrituar nga qasja e bllokut në negociata.

Ndërkohë që vetëm 6 muaj kanë mbetur përpara se vendi të dalë nga Bashkimi Europian, bisedimet kanë ngecur pasi Brukseli hodhi poshtë në mënyrë turpëruese planin e Theresa May për tregtinë e lirë mes vendeve.

Hunt tha se ky refuzim nuk mjaftoi, duke përshpejtuar sulmin e qeverisë britanike ndaj qëndrimit të ashpër në Europë.

“Ata duhet të kuptojnë se ne jemi shumë të irrituar. Nëse Bashkimi Europian mendon se mund të refuzojë çdo ide konstruktive që ne ofrojmë, atëherë kjo nuk është një negociatë”, tha Hunt.

Ky i fundit, që zëvendësoi Boris Johsnon kur dha dorëheqjen 3 muaj më parë, krahasoi Europën me Bashkimin Sovjetik, duke tensionuar shumë politikanë në Bruksel.

“Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm me qasjen në negociata. Nëse ata mendojnë se i vetmi rezultat nga këto bisedime është ndëshkimi i Britanisë, atëherë nuk janë në pajtim me idealet europiane”, tha Hunt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...