Brukseli paralajmëron Italinë: Do përfundojë si Greqia

Tuesday, 02 October 2018 21:00

Kryetari i Komisionit Europian Jean Claude Juncker ka paralajmëruar Italinë mbi rrezikun e manovrës ekonomike të sapo aprovuar nga qeveria Conte.

"Me këtë reformë rrezikohet fundi i euros në Itali. Italia po largohet nga objektivi i bilancit i aprovuar bashkërisht në nivel europian e  do të pësoj fatin e Greqisë", ka deklaruar Jean Claude Juncker.

"Nuk dëshiroj, është shprehur ai që pasi kemi kapërcyer krizën greke të kemi një tjetër krizë në Itali."

"Italia , shtoj Juncker nuk duhet të pretendoj një trajtim special e shtesë nga Europa pasi kjo do të thotë fundi i euros", tha ai, prandaj duhet të jemi shumë të rreptë."

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar menjëherë zëvendëskryeministri e ministri i Brendshëm Matteo Salvini. "Në Itali, tha ai, nuk pinë ujë kërcënimet e Juncker, që sot krahason vendin tonë me Greqinë, Detyra e qeverisë është t'i përgjigjet nevojave të qytetarëve të drejtës për punë, siguri, shëndet e ne nuk do të ndalemi", tha ai.

Ka reaguar gjithashtu dhe kryeminstria italiane e cila me një komunikim për mediat deklaron se "Italia ka një ekonomi të fortë e të qëndrueshme e se reforma ekonomike e aprovuar në këshillin e ministrave është një manovër serioze, e menduar mirë me qëllim zhvillimin ekonomik me reforma strukturore. Sipas kryeministrisë italiane qeveria është frut i votës demokratike të popullit dhe ajo është e impenjuar të vazhdoj me këmbëngulje në këtë drejtim."

Ndaj kësaj përplasje mes Romës dhe Brukseli është shprehur dhe komisioneri i lartë evropian për Ekonominë Pierre Moscovici ka deklaruar se detyra e Komisoionit Evropian është të bind Italinë për të bërë një hap pas.

Vetëm pak ditë më parë ekzekutivo i Conte miratoi dekret ligjin mbi bilancin e 3 viteve të ardhshme ku raporti borxh publik/ PPB është ndryshuar në 2.4%. Nga 1.6% që është limiti i koeficientit të vendosur nga Komisioni Evropian.

Tashmë ky dekret ligj pritet të firmoset nga Presidenti Mattarella për t'u çuar më pas për aprovim në Parlamentin Italian.

Modifikuar më Tuesday, 02 October 2018 21:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...