Bagdat, 3 tetor - Kandidati i Bashkimt Patriotik të Kurdistanit, Barham Salih, me 219 vota në raundin e dytë të votimit në parlamentin irakian është zgjedhur presidenti i ri i Irakut.
Në raundin e dytë të votimit të fshehtë në parlamentin e Irakut nga 329 deputetë morën pjesë 272 deputetë. Barhem Salih, kandidati i Bashkimt Patriotik të Kurdistanit, duke marrë 219 vota është zgjedhur presidenti i katërt i Irakut duke marrë shumicën e votave.
Ndërkohë bëhet e ditur se kandidati i Partisë Demokratike të kurdistanit Fuad Husejin ka marrë 22 vota.
Në parlamentin irakian u zhvillua raundi i dytë i votimit pasi asnjë nga 7 kandidatët nuk mori 220 votat e nevojshme në raundin e parë të votimit, ku Salih mori 165 vota, Husejin 89 dhe kandidatja e pavarur Sirve Abdulvahid 18 vota.
Kush është Barhem Salih?
Barhem Salih, lindi në vitin 1960 në Sulaymaniyah të Irakut, ku pasi përfundoi shkollën e mesme në këtë vend vajti në Britani dhe u diplomua nga Universiteti i Kardifit, Fakulteti i Arkitekturës. Salih përfundoi doktoraturën e tij në inxhinieri të përgjithshme nga Universiteti i Liverpool dhe punoi si inxhinier konsulent në kompani private në Evropë.
Ai krijoi kontakte me Bashkimin Patriotik të Kurdistanit para se të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai shërbeu si përgjegjës i Bashkimit Patriotik të Kurdistanit për Londrën. Salih u kthye në Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut në vitin 1992 dhe në të njëjtin vit u zgjodh anëtar i këshillit të presidencës. Me kërkesë të liderit themelues të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Jalal Talabani, i cili humbi jetën vitin e kaluar, Salih u zgjodh përfaqësues i partisë për Washingtonin.
Barhem Salih, ka kryer detyra të ndryshme ku pas qëndrimit prej rreth 5 vitesh në Bagdat, ai në vitin 2009 ushtroi detyrën si kryeministër për dy vite dhe në vitin 2011 këtë detyrë ia dorëzoi kryeministrit aktual, Nechirvan Barzani.