Skocezët duan pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, marshojnë në Edinburg

Diel, 07 October 2018 15:17

Mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e Edinburgut të shtunën për të treguar mbështetje për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar, për të cilën nacionalistët skocezë thonë se po intensifikojnë përpjekjet, nisur nga vendimi i Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Pjesëmarrësit valëvitën flamuj gjigantë të Skocisë, ndërsa u mblodhën në një park afër ndërtesës së Parlamentit skocez.

Partia Kombëtare Skoceze (SNP), e cila mbështet shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar dhe ka pothuajse gjysmën e vendeve në Parlament, fillon të dielën konferencën e saj vjetore, transmeton KsP.

Skocezët votuan për të qëndruar në Bashkimin Evropian në vitin 2016 me një diferencë të madhe, por Britania si një e tërë votoi për t’u larguar. Procesi i Brexit-it ka bërë që qeveria nacionaliste e Skocisë, gjithnjë e më shumë të jetë e lidhur me lidershipin konservator të Britanisë së Madhe.

Skocia e hodhi poshtë pavarësinë me një diferencë prej 10 përqindësh në një referendum të vitit 2014. Shumica e sondazheve tregojnë mbështetje publike për pavarësinë skoceze nga Britania e Madhe, mbërthyer në të njëjtin nivel me 45 për qind që ka qenë që nga votimi i vitit 2014, ndonëse një sondazh i kohëve të fundit ka treguar mbështetjen për një ndarje nga Mbretëria e Bashkuar, që shihet si një shenjë pakënaqësie mbi Brexit-in.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...