“Brexit”, një dokument po tërbon mbështetësit e shkëputjes

Diel, 14 October 2018 13:21

Britania raportohet të ketë arritur një marrëveshje sekrete “Brexit”-i me shefat e Bashkimit Europian. Lajmi raportohet nga “The Sun”, që shton gjithashtu se një memo e siguruar vjedhurazi zbulon se negociatorët europianë pritet të bien dakord me kushtet pikërisht këtë të dielë, përpara se kabineti qeveritar britanik të informohet mbi to.

Në memo theksohet me mburrje fakti se “marrëveshja është arritur, pa bërë asgjë publike (në teori)”. Në të theksohet gjithashtu se plani do të vuloset nga qeveria e “Downing Street”, përpara se të shpallet me zhurmë të madhe në Bruksel.

Por, memoja që po qarkullon mes ambasadorëve të BE-së ka shkaktuar irritim masiv mes atyre që e mbështesin “Brexit”-in, apo shkëputjen e Britanisë nga blloku europian.

Dokumentet thuhet te kene rrjedhur nga ekipi i negociatorit te BE-se, Michel Barnier.

Mes diskutimeve për dorëheqje, ata akuzojnë ekipin e kryeministres May për “tradhti”, duke arritur një akord pas shpinës së tyre dhe në tradhti të plotë të rezultatit të referendumit.

Ish-ministri i kabinetit, Priti Patel tha mes tërbimit se “memoja vjen erë marrëveshjeje sekrete, të parapërgatitur nga dhoma e pasme. Nëse detajet janë të vërteta, atëherë ajo kutërbon dhe shumica e deputetëve do ta konsideronin totalisht të papranueshme”.

Një tjetër figurë e lartë politike e përshkroi marrëveshjen e propozuar si një “pirg të vjellash”.

Theresa May do të kërkojë mbështetjen e kabinetit për propozimet e fundit mbi “Brexit” gjatë së martës, përpara bisedimeve me negociatorët e BE-së në Bruksel. Ndërsa këtë të dielë, nga “Downing Street” kanë këmbëngulur se “negociatat janë duke vijuar, kështu që nuk është korrekte të themi se një marrëveshje është arritur”. Dokumenti, i cili u publikua nga gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”, hedh poshtë një kalendar të përkohshëm për largimin e Britanisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...