Miratohen sanksione të reja kundër përdorimit të armëve kimike

Hënë, 15 October 2018 12:08

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksione të reja, të cilat shënjestrojnë personat që përdorin armë kimike në gjithë botën.

Vendimi i 15 tetorit, do t’i lejojë Bashkimit Evropian të ngrijë asetet dhe të refuzojë vizat për personat dhe subjektet që zhvillojnë dhe përdorin armët kimike, pavarësisht kombësisë dhe vendit ku janë.

Individët dhe subjektet e BE-së, po ashtu nuk kanë të drejtë të financojnë personat që përfshihen në këtë listë.

Ky hap vjen pas përdorimit të shpeshtë të armëve kimike nga presidenti sirian, Bashar al-Assad në Siri, si dhe helmimi i agjentit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij Yulia në qytetin britanik, Sallsbëri në muajin mars.

Për helmim të Skripalëve, Londra ka fajësuar Qeverinë Ruse, ndërsa kjo e fundit ka mohuar përfshirjen në këtë incident.

Përveç miratimit të sanksioneve, autoritetet kanë njoftuar edhe se janë duke punuar në listimin e personave në regjimin e ri.

Sipas një draft-dokumenti të parë nga Radio Evropa e Lirë, që do të shqyrtohet në Samitin Evropian më 18 tetor në Bruksel, liderët evropianë “do të synojnë që të fillojë zbatimi i sanksioneve për personat dhe subjektet e listuara”.

Në këtë samit, pritet të diskutohet edhe mundësia e krijimit të një regjimit të ri sanksionesh që do të luftojë sulmet kibernetike, pas akuzave të autoriteteve britanike dhe atyre holandeze këtë muaj, se agjentët rusë kanë tentuar të hakojnë Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike në muajin prill.

Në këtë dokument, po ashtu, kërkohet që “në mënyrë që të fuqizohet rezistenca e BE-së kundër sulmeve kibernetike, negociatat për të gjitha propozimet rreth sigurisë kibernetike duhet të kryhen para se të përfundojë legjislatura”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...