Vrasja e gazetarit në Turqi, Trump i telefon mbretit Salman

Hënë, 15 October 2018 17:53

Presidenti i SHBA Donald Trump ka sugjeruar se "vrasës mashtrues" mund të jenë pas zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Turqi.

Duke folur me gazetarët pas një telefonate me Mbretin Salman, ai tha se udhëheqësi saudit kishte mohuar në mënyrë të vendosur që të kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur me zotin Khashoggi.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po fluturon menjëherë për në Arabinë Saudite. Hetuesit sauditë dhe turq do të zhvillojnë kontrolle në konsullatën saudite ku z. Khashoggi u pa për herë të fundit.

Zyrtarët turq besojnë se z. Khashoggi u vra në konsullatë nga agjentët sauditë thuajse dy javë më parë, por Riadi e ka mohuar në vijimësi autorësinë.

Çështja ka tensionuar lidhjet e Arabisë Saudite me aleatët e saj më të ngushtë perëndimorë. Z. Trump e përshkroi para gazetarëve  mohimin e Mbretit Salman si "shumë, shumë të fortë".

Të shtunën, zoti Trump kërcënoi Arabinë Saudite me "ndëshkim të rëndë" nëse zbulohet që z. Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, por përjashtoi ndalimin e kontratave të mëdha ushtarake me Rijadin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...