Lirohet gruaja e marrë peng në Këln të Gjermanisë

Hënë, 15 October 2018 20:35

Policia gjermane tha se një sulmues i armatosur në stacionin kryesor hekurudhor të Këlnit "është vënë nën kontroll" dhe se gruaja që e mori peng, është dërguar për trajtim mjekësor.

Ajo ka marrë plagë të lehta në incident, ndërsa ai raportohet të ketë plagë serioze. Policia e evakuoi plotësisht stacionin, i cili është një nga qendrat më të mëdha të transportit në Gjermani.

Mediat lokale thanë se incidenti nuk duket se është i lidhur me terrorizëm. Më herët ka pasur raporte të pakonfirmuara për të shtëna me armë.

Policia, e cituar nga gazeta e përditshme Koelner Stadt-Anzeiger, tha se një çift ka qenë i prfshirë në incident dhe se burri është grindur me gruan në një restorant McDonald's, përpara se ta mbante atë peng në një farmaci në stacion.

Raportet flasin për të paktën një shpërthim gjatë incidentit.

Kompania hekurudhore Deutsche Bahn i anuloi ose shtyu shërbimet e trenave në Këln gjatë pengmarrjes./REL

Modifikuar më Hënë, 15 October 2018 21:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...