Kroacia feston 5 vjetorin e anëtarësimit në BE, çfarë mësimi mund të marrë Kosova

Tuesday, 16 October 2018 07:17

Në vitin e pestë të integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq tha se është koha për ndryshim dhe sipas saj gjëja më e rëndësishme për rrugëtimin në BE është investimi i brezave të rinj në dije.

Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, Ambasada e Kroacisë ka shënuar vitin e pestë të integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Ambasadorja kroate Kapitanoviq tha se është e rëndësishme të ruhet integriteti dhe madje siç tha kjo është mjet efektiv dhe luan rol në ndryshim. Ajo po ashtu ka porositur se mes tjerash ka thënë se dija është gjëja më e rëndësishme për rrugëtimin në BE.

“Qeveria kroate ka financuar programet për bursa për çështjet e integrimit evropian. Disa shtete anëtare na kanë ndihmuar qysh nga fillimi dhe këta njerëz janë kthyer për të praktikuar këto njohuri të reja në punët e përditshme. Kjo pra ka qenë një forcë shtytëse, ku gjeneratat e reja kishin mundësinë të punonin dhe për t’u zgjeruar në fushën e administrimit publik. Ata kanë shfrytëzuar këtë energji dhe andaj ka pasur progres. Por gjëja më e rëndësishme ishte dija për dekadën e rrugës së integrimit evropian. Kjo ka qenë një ndër pikat kryesore. Unë po e them këtë, sepse dija si e tillë nuk është vetëm pika kryesore e integrimit evropian por njëherësh është edhe pika kryesore për zhvillimin e një vendi si tërësi”, tha Kapitanoviq.

Ajo ka folur edhe për procesin e stabilizim-asociimit që e kanë filluar në vitin 2001.

“Me BE-në siç e dini, ose ndoshta nëse nuk e dini, kemi filluar të negociojmë në vitin 2001 Marrëveshjen për Stabilizim Asociim (MSA), që kosovarët e njohin shumë mirë dhe përfundoi me pranimin në fillim të korrikut 2013, kështu që në thelb ishte më delikate, një ditë, le të themi në jetën individuale, ishte një periudhë mjaft e gjatë, nëse e shikoni nga pikëpamja e zhvillimit të shtetit, duhet të merret parasysh se kemi filluar me procesin e integrimit evropian në të njëjtin vit kur kemi përfunduar të ashtuquajturën marrëveshjen Erdut. Çka ishte marrëveshja e Erdut? Ishte një periudhë e riintegrimit paqësor të pjesëve lindore të Kroacisë në vend, kështu që në vitin 98 paralelisht ne përfunduam riintegrimin paqësor dhe filluam me integrimin evropian, gjë që nuk ishte shumë e lehtë”, tha ambasadorja kroate.

Ajo ka njoftuar që nesër do të mbahet një ligjeratë në Akademinë e Muzikës në Prishtinë.

Në këtë organizim pjesëmarrës ishin ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, shefja e zyrës së Bashkimit Evropian Nataliya Apostolova dhe përfaqësues të tjerë, raporton KosovaPress.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...