ër nëpunësit e bankës në qytetin Nanning të Kinës jugore mëngjesi i së premtes nuk ishte si gjithë ditët e tjerët. Teksa ata ishin në këmbë për të zhvilluar mbledhjen e mëngjesit nga tavani bie një piton 1.5 metra i gjatë.
Sikurse duket edhe në video, gjarpri bie mes dy punonjësve, por askush nuk u lëndua.
Ata telefonuan menjëherë punonjësit e mirëmbajtjes së zvarranikëve të cilët bënë të mundur largimin e tij nga zyra.
Kjo nuk ishte hera e parë në zyrat e kësaj banke shfaqet një gjarpër. Edhe vitin e kaluar dega e bankës Nanning është “vizituar” nga një piton.