×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qeveria algjeriane ndalon përdorimin e hixhabit në vendin e punës

Premte, 19 October 2018 16:21

Në Algjeri është bërë të detyrueshme për punonjësit të prezantohen me fytyrë të zbuluar dhe të mos mbajnë hixhab në vendet e punës, me qëllim që të identifikohen lehtësisht.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale algjeriane, duke saktësuar që drejtoria e përgjithshme e shërbimit publik ka nxjerrë një qarkore që i është dërguar ministrave kopetentë dhe presidentit të këshillave rajonalë për zbatimin e tij.

‘Punonjësit publikë duhet të respektojnë rregullat, të cilat duhet të jenë në përputhje me sigurinë dhe komunikimin në brendësi të departamentit të tyre, që kërkon mënyrën më të lehtë të identifikimit fizik sistematik dhe permanent, në vendin e punës’, thuhet në njoftim.

Arsyet e kësaj qarkoreje sipas mediave lokale ‘nuk janë ideologjike, por rrisin sigurinë dhe profesionalizmin’.

Login to post comments