Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Cipras: Urime miku im Zaev!

Saturday, 20 October 2018 10:26

Kryeministri grek Aleksis Cipras uroi homologun e tij në Shkup Zoran Zaev pas votimit me 80 vota pro të nisjes së procedurave për ndryshimet kushtetuese.

 “Urime miku im Zoran Zaev ! Vota e sotme është një hap i madh drejt suksesit tonë të përbashkët. Një hap shumë i rëndësishëm drejt të ardhmes paqësore dhe me prosperitet për qytetarët tanë”, shkruan Cipras në një mesazh në Twitter.

Qeveria e Maqedonisë ia doli mbanë të sigurojë votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese.

Tashmë qeverisë i jepen 15 ditë kohë për të paraqitur në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.

Login to post comments