Theresa May qetëson bizneset: “BE po synon një marrëveshje për Brexit në Vjeshtë”

Diel, 21 October 2018 13:32

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se Bashkimi Europian po përpiqet të arrijë një marrëveshje për Brexit këtë Vjeshtë, duke qartësuar liderët e bizneseve në vend. May, tha se Bashkimi Europian po përpiqet të arrijë një marrëveshje për Brexit këtë Vjeshtë.

Londra dhe Brukseli janë angazhuar në arritjen e kushteve për divorcin deri në fund të këtij viti dhe bizneset janë shqetësuar se nëse kjo nuk arrihet, do të ketë ndërprerje në zinxhiret e furnizimit. Ajo përditësoi 120 liderë të bizneseve mbi progresin e bisedimeve me Brukselin.

Zyra e Kryeministres deklaroi se ekzistojnë ende shumë çështje por që pritet të arrihet një marrëveshje në Nëntor. Ndërsa pyetej se çfarë mund të bëjnë bizneset për Brexit, May sugjeroi që firmat t’i shkruajnë politikanëve në Britani dhe në Europë, që t’i vënë në dije liderët që bizneset kërkojnë një rezolutë.

Paralelisht, agjencia mediatike në SHBA, Bloomberg, raportoi se Theresa May është gati për t’u dorëzuar për një nga çështjet më kritike të negociatave, që është kufiri mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës. Britania ra dakord për një masë parandaluese për Irlandën e Veriut, që do të mbajë të hapura kufijtë e ishullit, nëse Britania del nga Bashkimi Europian pa arritur një marrëveshje.

Megjithatë, May bëri të ditur se kjo masë do të jetë e përkohshme. Ministri për Brexit, Dominic Rab, tha gjatë javës së kaluar se plani parandalues që synon të mbrojë kufijtë e hapur mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, duhet të jetë i përkohëshë.

Politikanët pro-Brexit në Qeverinë e May kanë shprehur shqetësime se marrëveshjet e përkohëshme me Bashkimin Europian, që u mungon një afat kohor, kthehen në zgjidhje të përhershme me kalimin e kohës. Scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...