Qeveria franceze ka vendosur të hapë një hetim të ri për fëmijët e lindur pa njërën dorë në disa departamente, tha ministrja e Shëndetësisë, Agnes Buzin, duke vlerësuar “të patolerueshme”, që këto raste mbeten të pazgjidhura.
“Ne kemi vendosur për të ripërtërirë hetimin me pjesëmarrjen e mjekëve dhe ekspertëve në mjedis. Ne nuk mund të jemi të kënaqur me deklaratën se nuk kemi gjetur shkaqet, kjo është e padurueshme”, tha Buzin.
Në Eno janë lindur shtatë fëmijë pa njërën dorë nga viti 2009 deri në vitin 2014, në Loire-Atlantique tre në vitin 2007 dhe 2008, dhe në provincën Brittany, katër fëmijë nga 2011 deri 2013, transmeton Ksp.
Këto raste gjithmonë regjistrohen në një zonë relativisht më të ngushtë dhe kanë ngritur shqetësime në këto fusha.
Hetimi i parë i kryer nga agjencia sanitare Shëndeti Publik i Francës përfundoi në fillim të tetorit se rastet në En ishin statistikisht në kufijtë kombëtarë. Megjithatë, shpjegime nuk janë gjetur për rastet në Atlanta Loire dhe Brittany. Ministrja Buzin tha se për një vit në Francë lindin “mes 80 dhe 100 të porsalindur me keqformime të gjymtyrëve”.
Shkaqet mund të jetë gjenetike apo një rezultat i ekspozimit ndaj substancave toksike.