Drejtoresha e CIA-s shkon në Turqi për të hetuar vrasjen e Khashoggit

Tuesday, 23 October 2018 17:57

Një zyrtar amerikan duke këmbëngulur në anonimitet, tha për AP se drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel, ndodhet në Turqi për të hetuar rastin e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi.

Agjencia amerikane thotë se vizita e Haspel erdhi një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk ishte i kënaqur me shpjegimin e Arabisë Saudite për vdekjen e Khashoggi tre javë më parë në konsullatën e asaj mbretërie në Stamboll.

Zyrtarët sauditë thanë se gazetari 59-vjeçar i “Washington Post” u vra brenda në konsullatë pas një përleshje, trasmeton ksp.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se dëshiron që një grup prej 18 të dyshuarish të arrestuar në Arabinë Saudite, të gjykohen në gjykatat turke.

Televizioni britanik Sky News njoftoi më parë, duke cituar burime e veta, se trupi i Khashoggit u gjet në kopshtin e rezidencës së Konsullit saudit në Stamboll dhe se ishte “i copëtuar” dhe se fytyra e tij ishte “e shpërfytyruar”.

Login to post comments