Nëna mbyt foshnjën e vet: S’e dëgjoja dot duke qarë

Premte, 26 October 2018 11:15

Një nënë adoleshente është akuzuar për mbytjen e djalit të saj disa muajsh në një vaskë. Ajo kishte bërë më shumë se 100 kërkime në internet për mënyrën sesi të vrasësh një fëmijë, tha policia të enjten.

Jenna Folwell telefonoi policinë nga Brooks Crossing Park, një zonë në Phoenix të Arizonës të mërkurën, për të raportuar se i kishin rrëmbyer foshnjen e porsalindur nga krahët e saj, ndërsa po e vendoste në sendiljen e makinës. Ajo gjithashtu pohoi se ‘rrëmbyesi’ e kërcënoi se do ta vriste.

Policia organizoi një kërkim në zonë, por kur kontrolluan banesën e 19-vjeçares, gjetën djalin e saj të vdekur, të mbështjellë me batanije dhe të futur në një çantë. Folëell pastaj ndryshoi versionin e saj, duke pretenduar se i kishte rënë të fikët duke mbajtur djalin në vaskë dhe kur u zgjua, ai ishte mbytur.

Por kur policia kontrolloi telefonin e saj, zbuluan më shumë se 100 kërkime shqetësuese në internet. “Ajo i kishte nisur kërkimet në internet duke filluar nga mënyrat sesi të vrasësh një foshnje dhe duke përfunduar me çështje të foshnjeve të humbura,” tha policia.

Modifikuar më Premte, 26 October 2018 11:17
Login to post comments