Përmbyset varka në Mesdhe, humbin jetën 2 fëmijë, 16 persona të shpallen të zhdukur

Diel, 28 October 2018 14:20

Dy fëmijë të vegjël kanë janë mbytur dhe më shumë se 16 vetë janë shpallur të zhdukur në Mesdhe pas mbytjes se varkës me emigrantët në ujërat e Marokut me drejtim për në Spanjë. Personat e zhdukur kishin hipur në një varkë ne ujërat Nador, një qytet në verilindje të Marokut, sipas një OJQ-je lokale.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), afro 42,500 emigrantë kanë ardhur nga deti në Spanjë që nga fillimi i vitit dhe 433 kanë humbur jetën në përpjekjet e tyre për të arritur në bregdetin spanjoll. Këto shifra janë rreth tre herë më të larta se në vitin 2017 kur 12,366 njerëz mbërritën në Spanjë nga deti dhe 145 humbën jetën në këto tragjedi.

16 emigrantë nga dy fshatra në rajonin e Nador janë zhdukur, tha një OJQ lokale, ndërsa dy njerëz duke u përpjekur për të arritur Spanjën u shpëtuan nga “peshkatarët” dhe u transferuan.

Login to post comments