Kandidati e të djathtës ekstreme fiton zgjedhjet në Brazil

Hënë, 29 October 2018 09:31

Ish kapiteni i ushtrisë, Jair Bolsonaro është zgjedhur president i Brazilit, pas zgjedhjeve të mbajtura ditën e diel në këtë shtet, duke premtuar ndryshim rrënjësor në shtetin e Amerikës Latine.

Pavarësisht deklaratave kundërthënëse për mbështetjen e tij të hapur për torturën e kryer nga regjimi i ushtrisë së mëparshme të Brazilit dhe cilësimit të tij si racist e homofobik, Bolsonaro ka arritur të fitojë votat duke shfrytëzuar zemërimin e popullatës për korrupsionin dhe krimin, transmeton REL.

Rezultatet zyrtare e kanë shpallur atë fitues me 55.13 për qind të votave, derisa kundërshtari i tij i krahut të majtë Fernando Haddad ka fituar 44.87 për qind të votave.

Bolsonaro, politikan i të djathës ekstreme do të nisë mandatin presidencial më 1 janar.

“Ne do ta ndryshojmë së bashku fatin e Brazilit”, ka thënë ai në fjalimin e fitores.

Ai është zotuar se do të qeverisë “duke u bazuar në Bibël dhe kushtetutë” dhe ka thënë se “ne nuk mund të vazhdojmë flirtin me socializmin, komunizmin, populizmin dhe ekstremizmin e së majtës”.

Mijëra mbështetës të tij kanë mbushur sheshet dhe rrugët e Rio de Zhaneiros, duke ngritur flamuj brazilianë dhe duke nisur fishekzjarre.

“Të gjithë këta persona janë të zemëruar, të shqetësuar për krimin dhe korrupsionin, ne jemi me Bolsonaron. Njerëzit kanë folur. Për herë të parë ndjehem i përfaqësuar”, ka thënë Andre Luiz Lobo, 38 vjeçar.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump ka telefonuar Bolsonaron për t’i uruar fitoren.

Përndryshe, Bolsonaro, i cili konsiderohet nga disa si “Trumpi tropikal”, ka treguar publikisht admirim për presidentin amerikan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...