Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sulmi me armë në festën e Halloween “ Pastrimi i Parë” në Los Anxhelos. Të paktën 6 persona janë qëlluar në klubin e natës. Mësohet se pas të shtënave, paniku është përhapur në mesin e personave që kanë qenë në festë. Policia dyshon se mund të ketë më shumë se një person që ka qëlluar, sipas raporteve lokale. Aktualisht nuk ka asnjë të person të ndaluar .
Një person i cili ishte brenda klubit kur ndodhi qitje ka përshkruar terrorin në Twitter.
“Isha në klubin e Sevilës. Isha totalisht i tmerruar. Jam i lumtuar që unë dhe miqtë e mi jemi mirë, I dua të gjithë miqtë e mi që më qetësuan në momentin që ndodhi sulmi”, shkruan ai.