A mund ta hani këtë picë 81.3 centimetërshe? Nëse po, ka një shpërblim

Tuesday, 30 October 2018 08:02

Një piceri në Dublin është duke ofruar 500 euro për atë i cili mund të përfundojë sfidën e tyre me një picë dhe deri më tani askush nuk ka mundur ta përfundojë këtë sfidë.

Piceria “Pinheads Pizza” është duke ofruar një shpërblim nëse mund të hani një picë 32-inçësh, transmeton Koha.net. 

Pronari i kësaj picerie, Anthony Kelly, thotë se askush nuk do ta mundë këtë sfidë dhe deri më tani 100 persona e kanë provuar por asnjëri nuk e ka fituar.

 

Reporteri i Dublin Live ishte njëri nga personat që kanë dështuar në këtë sfidë. Cormac O’Shea ka ngrënë vetëm tri copa – një çerek të picës – brenda 35 minutave.

Gjithashtu, “Pinheads Pizza” ka “Wall of Fame” (Murin e Famës) dhe kush do ta fitojë këtë sfidë do ta shkruajë emrin e tij/saj në këtë mur por aktualisht është tërësisht i zbrazët.

Login to post comments